“Mjekët që kundërshtuan vaksinat vdiqën në rrethana misterioze”, Edvin Prifti sjell studimin nga Japonia: Pas vaksinimit u rrit numri i tumoreve

16/05/2024 12:30

Nga Edvin Prifti

Një studim aspak optimist vjen nga Japonia i cili evidenton rritjen sinjifikative të tumoreve si dhe vdekshmërinë prej tyre në të gjithë popullatën japoneze pas vaksinave me mRNA. Autorët evidentojnë që vazhdimi i prodhimit të proteinës spike nga organizmi i njeriut nxit faktorin estrogjenik alfa dhe më pas ky i fundit nxit tumore të llojeve të ndryshme.

Pas lajmit që vaksina astrazeneka u tërhoq nga tregu, po jepen evidenca shkencore të tjera dhe të reja. Mesa duket dogmat duhet të rishikohen dhe analizohen. Studimet te tjera duhet të evidentojnë keto rezultate për të vërtetuar dhe përcaktuar përgjegjësitë.

Shume prej mjekëve që kundërshtuan u quajtën sharlatane sikurse prof Didier, qe propozoi hidroksiklorokinën; në disa raste u ekzekutuan sikurse prof Liam Bim në universitetin e Pitsburgut; në disa raste u gjetën të vdekur në rrethana misterioze sikurse prof Karl Plummer shkencetari më i madh i koronaviruseve në botë; në disa raste u helmuan deri në vdekje sikurse dr Rashid Buttar; në disa raste u “vetëvranë” sikurse prof Didonna në Itali qe zbuloi plazmën hiperimune; dhe në raste të tjera u burgosën; dhe këta të fundit ccuditërisht kishin akuza si korrupsion dhe evazion fiskal sikurse prof Charles Lieber shefi i departamentit të biologjisë molekulare në Universitetin e Harvardit. Se me kë më ngjan si histori!?

Shkenca nuk ka teori konspirative sicc kam dëgjuar këto kohë, ajo thjesht mbart të vërtetën dhe bashke me të edhe martirët e heshtur të saj. Shkenca dhe e vërteta ka vetëm një problem, atë mund ta shtypesh për njëfare kohe, mund edhe t’a fshehësh por kurrë nuk mund ta tjetërsosh pasi shkenca dhe e vërteta është drita. Scientia est veritas! Galileu pasi mohoi gjithshka për të shpëtuar jetën e tij nga Inkuizicioni i Torquemades tha për Tokën: Eppur si muove – Ajo paska lëviz duke iu drejtuar planetit Tokë.

Kujdes, inkuizicionet ndërtohen për të shkatërruar të vërtetën dhe mbi të, të ndërtojnë skllavërinë dhe humbjen e lirisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA