Deputeti i opozitës, Dashnor Sula, në seancën e sotme plenare tha se do t’i drejtohet SPAK-ut dhe KQZ të verifikojë se me çfarë parash është paguar takimi i kryeministrit Rama me emigrantët në Athinë.
Sula: Vajtët në Greqi i morët nga Shqipëria dhe mbushët Pallatin e Sporteve se ju ka kapur dëliri i madhështisë. Do i kërkoj SPAK dhe KQZ të verifikojë ato mijëra, miliona euro si janë të shpenzuara janë nga burimet e ligjshme të PS apo nga buxheti i shtetit që investohen për propagandë në vende tjera, se janë shpenzime të mëdha. Pse i latë emigrantët të ikin?
Indeksimi që i keni bërë pensioneve është shumë më i vogël se rritja. Përkujdesja e mazhorancës nuk është te pensionet. Përballimi i jetesës me çmime kaq të larta është i pamundur për pensionet dhe shtresat në nevojë. Qytetarët shqiptarë e kanë mendjen për të ikur se nuk përballojnë dot kushtet e jetesës në Shqipëri.
Është arritje çështja e pensioneve për punëtorët shqiptar në Greqi, por duhet të shohim dhe ata në Shqipëri.
Top Channel