Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gazetarët pas Samitit të Kotorit në Mal të Zi.
Ai kërkoi më shumë mbështetje nga Bashkimi Evropian, ndërsa theksoi se duhet të hapen rrugët e integrimit pa qenë nevoja që të jesh anëtar.
Kryeministri Edi Rama: Sot është bërë ribashkimi i Evropës edhe për shkak të kambanës së fortë të alarmit që ra me agresionin rus në Ukrainë. Kemi qenë në themel të këtij ndryshimi, nga një studim mbi përfitimet reale nga vendet rrotull nesh, nga, humnera është shumë e madhe, prandaj ideja dhe këmbëngulja ime ka qenë ndërkohë që bëjmë detyrat e shtëpisë dhe të kemi strukturat dhe nivelin e performancës që ta meritojmë anëtarësimin duhet më shumë mbështetje, duhet të hapen rrugët e integrimit pa qenë nevoja të jemi anëtarë, të hapen rrugë në tregun e përbashkët evropian, të gjitha ato pjesë të strukturës së bashkëjetesës së BE, ku vendet tona mund të përfshihen pa qenë anëtare.
Ka një paketë financiare të konsiderueshme, por përtej kësaj e cila do të ndahet mes vendeve bazuar në reforma, po ju jap një shembull të thjeshtë nga mekanizmat e tjerë, vetëm se ne jemi thuajse gati dhe besoj do të prezantojmë në tryezën e e be të kërkesën që të hyjmë në sistemin SEPA të gjitha transferuat e Shqipërisë nga BE në Shqipëri do të jenë njësoj si brenda BE.
Top Channel