Çupi kërkoi heqjen nga rendi i ditës projektligjin për privatizimin e pronave shtetërore, rrëzohet kërkesa e deputetes

16/05/2024 10:53

Kërkesa e deputetes Dhurata Çupi në kuvend për të tërhequr nga rendi i ditës projektligjin për privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore, është rrëzuar.

Vetëm pesë deputetë kanë qenë pro e rrëzimit të këtij propozimi ndërsa pjesa tjetër ka qenë kundër.

“Është një ligj antikushtetues, që shkatërron vendin. Po synoni në mënyrë abuzive që pronat shtetërore t’ja  jepni privatit, t’ja jepni oligarkëve. Po kërkoni të jepni pronën publike tek Teatri dhe shumë prona të tjera. Zonja Kryetare e Kuvendit, u kërkoj ta tërhiqeni këtë ligj”, u shpreh deputetja Dhurata Çupi.

“Unë jam iniciuesi i këtij propozimi. Ua thash dhe atë ditë, në rastin më të mirë jeni e painformuar, në rastin më të keq me ligësi kërkoni të dezinformonani. Pse nuk qëndruar në komisionin e ligjeve teksa jepja argumente. Pse nuk dëgjove rastet kur qeveria e kaluar kishte shkëmbyer prona me privatin.  Synimet janë të qarta, po sanksionojmë një të drejtë që është në Kodin Civil, asgjë më shumë, asgjë më pak”, tha Shalsi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA