Top Channel ka siguruar videon nga momenti kur djali i Aleks Markut, vetëm 11 vjeç, tenton që ta qetësojë dhe t’i marrë armën.
“O babi të lutem, ma jep mua automatikun, më beso, jam unë. Më thuaj po apo jo”, dëgjohet vogëlushi duke biseduar të artin, teksa ndodhej në ballkonin e banesës.
Lidhur me videon e rëndë, gazetari Elton Qyno tha në “Top Story” se fëmija ka parandaluar një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa të mëdha.
“Ai i thotë fale sepse fëmija hyn në mendjen e babait që ka hiperbolizuar një konflikt, po fale skagjë thotë ai iku. I flet në realitetin e vet. Falë fëmijët ka shpëtuar veten e vet por edhe efektivët e policisë. Forcat janë afruar pas dialogimit të fëmijës. Policia ka mbajtur një qëndrim jo agravues të situatës. Ishte fat që fëmija ishte shumë i qet, edhe pse ishte mes breshërive të automatikut. Ai është një gjeni jo një fëmijë”-u shpreh gazetari Qyno.
Top Channel