Ankimoi vendimin e GJKKO, caktohet data në Apelin e Posaçëm për Fredi Belerin

16/05/2024 14:23

Seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri do të mbahet më 27 maj ora 10:00.

Beleri u dënua nga Shkalla e Parë e GJKKO-së me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, pasi akuzohet se u kap në flagrancë duke blerë vota.

“Seanca gjyqësore për çështjen nr. 32 akti, date 08.02.2024 regjistrimi, me ankues Dh.A.B. dhe P.K., është caktuar për t’u zhvilluar në datë 27.05.2024, ora 10:00”, shkruhet në njoftimin e Apelit të GJKKO.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA