Gjyshja e fëmijëve, që u mbajtën peng nga i ati, në një lidhje telefonike me gazetaren Brixhilda Deda, tregon se nipërit vijojnë të jenë në Durrës, aty ku u bë dhe kontrolli nga policia.
Fëmijët donin të vinin në Lezhë pasi dhanë deklaratat e tyre në polici, por u është kërkuar të qëndrojnë atje, tregon nëna. Sipas saj, fëmijët janë ende në vendin ku ndodhi ngjarja.
Ngjarja e rëndë ndodhi këtë mëngjes, ku babai kishte marrë peng dy fëmijët e tij në një shtëpi me qira. Kur forcat RENEA shkuan për të shpëtuar fëmijët e mitur, ai qëlloi drejt tyre me kallashnikov. Pas disa orës negociata, RENEA dhe policia arritën të nxirrnin fëmijët nga shtëpia, ndërsa babai 40-vjeçar Aleks Marku u vu nën prangat e policisë.
Paraprakisht dyshohet se ky akt është kryer pasi ka qenë nën efektin e drogës dhe po hetohen të gjithë elementet e deritanishme për të zbardhur motivin e marrjes peng të fëmijëve të tij të mitur dhe kundërpërgjigjes me armë ndaj policisë.
Top Channel