
28/02 08:49
Reali i Madridit dëfrehet në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e javës së 36-të përballë Alavesit, që e mposhti me rezultatin e thellë 5-0.
Tashmë të shpallur matematikisht prej javësh kampionë të La Ligas dhe finalist të Championsit, “Los Blancos” nuk po e heqin këmbën nga gazi në kampionat, duke “shtypur” me prepotencë çdo kundërshtar që i del përpara.
Spikati Jude Bellingham si autor i golit të parë dhe i dy asisteve, por edhe Vinicius, që realizoi dy herë.
Golin e dytë e realizoi Vinicius Junior, i shërbyer nga Valverde, ndërsa në fundin e pjesës së parë e gjeti golin pikërisht lojtari ururguaian.
Në pjesën e dytë e tundi rrjetën sërish Vinicius, për të ardhur më pas te goli i Guler.
Top Channel