Sherr mes dy të miturve në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë, njëri prej tyre përfundon në spital

15/05/2024 14:57
Foto Ilustruese

Një sherr mes dy të miturve ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë.

Njëri prej tyre ka përfunduar në spital.

“Rreth orës 11:30, në rrugën “Dalip Topi”, në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 12 vjeç. Si pasojë është dëmtuar njëri prej tyre i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA