Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-ministrit Fatmir Mediu për ekspertimin financiar.
Seanca e radhës do të mbahet më 29 maj, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Ish ministri Fatmir Mediu, në deklaratën e tij për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se SPAK do një kokë turku për shpërthimin.
Mediu: Duan një kokë turku për shpërthimin. Pse nuk pranojnë të bëjnë një akt ekspertimi, nuk pranojnë sepse duan të bëjnë një gjyq politik, duan gjueti shtrigash. Asnjë nga ata që ka bërë urdhrin 550 nuk e ka bërë burgun.
Urdhri përgatitet nga stafi civil dhe ushtarak dhe firmoset nga ministri. Ka në ministrinë e Mbrojtjes akte që tregojnë sa janë kostot dhe kush i paguan kostot. Ministri i referohet akteve ligjore që janë sipër tij. Gjyqin politik e ka bërë politika, nëse SPAK ka ardhur te ideja e bilanceve të dënimeve politike, nuk mendoj se është drejtësi më. Kjo që kërkon SPAK në akuzë ndodh vetëm në juntat ushtarake.
Unë kam firmosur procesin për demontimin sepse ka qenë kërkesë ligjore, e kam pasur detyrim. Nuk e dija se ku është Gërdeci. Nëse shoh këto shkelje flagrante të ligjit, ta shohin drejtpërdrejt këtë debat gjyqësor dhe faktet. Kam heshtur dhe nuk e kam bërë publik. Na vendime të gjykata që duhet t’i rikthehemi.E kuptoj dhimbjen, por nuk dua të fyhem në gjykatë.
Top Channel