Preken nga projekti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës protestojnë kundër shembjes së banesave
15/05/2024 09:00
Gjashtë familje me 40 anëtarë janë ngritur në protesta kundër vendimit për shembjen e shtëpive të tyre që preken nga projekti Thumanë-Kashar.
Banesat e tyre të ndërtuara që përpara 30 vitesh do të shkatërrohen, ndërsa ishin peng të procesit të legalizimit që nga 2014-ta.
Tashmë një vendim i ASHK-së i ka skualifikuar nga legalizimi duke i hapur rrugën prishjes së shtëpisë ndërkohë institucionet vendore i ofrojnë vetëm bonus qiraje.
Për familjarët kjo është një padrejtësi e madhe që i bëhet në kurriz të interesave personale
Ata kanë kërcënuar se do t’i vendosin flakën vetes me benzinë nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.
Top Channel