Një automjet tip “Fiat është përfshirë nga flakët ketë mesditë në rrugën Miço Plaka në lagjen Kastriot në Fier.

Shkak ka qenë një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit para mjetit. Drejtuesi i mjetit kur ka par tymin ka ndaluar.

Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja që beri të mundur shuarjen e flakëve. Ne vendngjarje ndodhet edhe policia e grupi i eksperteve.

Për disa minuta qarkullimi i mjeteve është bllokuar duke krijuar radhë automjetesh. Zjarri në automjet ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA