Ish-ministri i Gambias shpallet fajtor në Zvicër për krime kundër njerëzimit (fotot)

15/05/2024 17:42
Akuzuesit nga majtas djathtas, Demba Dem, Fatou Camara, Madi Ceesay, Ramzia Diab, Binta Jamba para gjykates se Bellinzona, ne jug te Zvicres

Ousman Sonko është dënuar me 20-vjet burg për masakra teksa shërbente në administratën e sunduesit të vjetër Yahya Jammeh.

Gjykata e lartë kriminale e Zvicrës ka dënuar ish-ministrin e brendshëm të Gambias me akuza vrasjeje, torture, burgosje e paligjshme kryesisht kundër kundërshtarëve politikë, gjatë sundimit 22 vjeçar të ish-presidentit Yahya Jammeh.

Sonko ka qenë ministër i brendshëm gjatë periudhës 2006 – 2016, por akuzat përfshijnë krime në një periudhë 16 vjeçare.

Jammeh u largua nga pushteti në vitin 2017.

Sonko, i cili ishte në sallë, kishte aplikuar për azil politik në Zvicër në 2016 por ishte arrestuar disa orë më vonë.

Gjyqi aktual nisi në janar dhe 55-vjeçari ka të drejtën e apelit.

Grupet e të drjetave mirëpritën vendimin, teksa përfaqësuesi i aktivistëve TRIAL International, Philip Grant, tha se dërgon një mesazh të fortë kundër “pandëshkueshmërisë”.

Ish-presidenti Jammeh – i cili jeton i larguar në Guinenë Ekuatoriale– erdhi në pushtet në 1994 për të sunduar me abuzime të rënda si burgosje arbitrare, abuzime seksuale e vrasje jashtëgjyqësore, shkruan rrjeti Al Jaseera.

Monitoruesit e të drejtave ‘Amnesty Switzerland’ quanin verdiktin “sukses historik në jurisdiksionin universal të Zvicrës e Evropës”.

FOTO GALERI
1/2
Ish-presidenti Jammeh – i cili jeton i larguar në Guinenë Ekuatoriale– erdhi në pushtet në 1994 për të sunduar me abuzime të rënda si burgosje arbitrare, abuzime seksuale e vrasje jashtëgjyqësore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA