“Duan një ‘kokë turku’ për Gërdecin”, Mediu: Kërkojnë ta bëjnë gjyq politik, kjo që kërkon SPAK ndodh vetëm në juntat ushtarake…

15/05/2024 12:35

Ish ministri Fatmir Mediu, në deklaratën e tij për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore. 

Mediu: “Duan një kokë turku për shpërthimin. Pse nuk pranojnë të bëjnë një akt ekspertimi, nuk pranojnë sepse duan të bëjnë një gjyq politik, duan gjueti shtrigash. Asnjë nga ata që ka bërë urdhrin 550 nuk e ka bërë burgun.

Urdhri përgatitet nga stafi civil dhe ushtarak dhe firmoset nga ministri. Ka në ministrinë e Mbrojtjes akte që tregojnë sa janë kostot dhe kush i paguan kostot. Ministri i referohet akteve ligjore që janë sipër tij

Gjyqin politik e ka bërë politika, nëse SPAK ka ardhur te ideja e bilanceve të dënimeve politike, nuk mendoj se është drejtësi më. Kjo që kërkon SPAK në akuzë ndodh vetëm në juntat ushtarake.

Unë kam firmosur procesin për demontimin sepse ka qenë kërkesë ligjore, e kam pasur detyrim. Nuk e dija se ku është Gërdeci.

Nëse shoh këto shkelje flagrante të ligjit, ta shohin drejtpërdrejt këtë debat gjyqësor dhe faktet. Kam heshtur dhe nuk e kam bërë publik. Na vendime të gjykata që duhet t’i rikthehemi.E kuptoj dhimbjen, por nuk dua të fyhem në gjykatë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA