“Babi ishte këtu, vëllai…”/ Djali tregon tmerrin e përjetuar nga 40-vjeçari teksa qëllonte me breshëri, 11-vjeçari u shpëtoi mrekullisht plumbave

15/05/2024 18:37

Orë tmerri kanë përjetuar dy fëmijët e mitur të Aleks Markut, pasi 40-vjeçari nga Lezha i mbajti peng në një banesë të marrë me qira ditore në Durrës, ndërsa me kallashnikov qëllonte pa pushim.

Djali i vogël, 6 vjeç, ka treguar gjithë skenën që ka parë, duke thënë se i ati qëllonte pa pushim, duke thyer xhamat e dritares dhe ballkonit, ndërsa shenjat e plumbave janë të dukshme edhe në mur.

Djali i madh, 11 vjeç ka qenë vazhdimisht në rrezik të plumbave pasi ndodhej në ballkon dhe fshihej pas murit, teksa i ati qëllonte me breshëri.

6-vjeçari thotë se edhe pse vëllai i thoshte “babi, babi, por ai nuk fliste”, tregon vogëlushi për gazetaren Vali Qyrfyçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA