Takimi i kryeministrit me emigrantët në Greqi/ Mitsotakis i vërsul Ramës nipin e tij, humbës i bashkisë së Athinës! Poston foton me djalin e Fredi Belerit dhe e sjell si shembull

14/05/2024 19:33

Atmosfera kuq e zi e shqiptarëve në Teatrin e Krishtlindjeve, bashkë me fjalimin historik të Edi Ramës, do të qëndrojnë gjatë si një gozhdë e madhe, e ngulur në trupin e politikës dhe shoqërisë greke. E gjitha kjo po tentohet të eklipsohet e të përçmohet në vendin fqinj.

Teksa Edi Rama në fjalën e tij guxoi pa frikë të përmend në mes të Athinës ligjin e luftës, çështjen Çame madje të përmendë origjinën arvanitase të Bouboulinës, heroinës së pavarësisë greke, homologu i tij Kyriakos Mitsotakis ka hedhur në sulm nipin Kostas Bakoyannis humbësin e zgjedhjeve për bashkinë Athinë.

Si kundrapeshë, Bakoyannis, djali ish-ministres së punëve të jashtme, i sjell shembullin e djalit të Fredi Belerit përmes një komenti në Instagram.

Në prag të 15 gushtit, një vit më parë, vizitova Himarën! Ishte si një peligrinazh. Mikpritja e himariotëve ishte emocionuese. Pak para se të futesha në makinë për kthimin, përshëndeta një familje të re. Dy prindër me një fëmijë në moshën e djalit tim të vogël. Nëna më tha një fjalë, ‘mos na harroni”, shkruan ai në këtë postim.

Ata mijëra flamuj shqiptarë që u valvitën të dielën në Athinë, Kostas Bakoyannis tenton t’i barazojë me ata pak flamuj të vendit të tij të cilët u ngritën, kur ai erdhi për të bërë fushatë elektorale në Himarë, por më pas humbi zgjedhjet.

Nuk do t’i harroj ata njerëz që qajnë me flamurin grek, që pak metra larg kufirit dhe në kushte shpesh të pafavorshme, mbajnë të pashuar flakën e helenizmit, me gjuhën, me traditat, me historinë, me shpirtin e tyre. Kemi bërë shumë beteja së bashku. Si Athinë, por edhe me kryesinë e rrjetit B40 të përbërë nga dhjetëra bashki nga 11 vende të Ballkanit. Disa gjëra i tejkalojnë kryebashkiakët dhe qeveritë! Disa gjëra kapërcejnë fraksionet dhe partitë. Duhet të na bashkojnë“, shkruan më tej ish-kryetari i bashkisë së Athinës.

Komentit  të Bakoyannis nuk kishte se si t’i mungonte Fredi Beleri.

U gëzova shumë kur takova mikun tim Petros Beleris, djalin e Fredit. Një djalë i ri që mban një barrë të rëndë mbi supe, pasi është është kthyer në zërin e babait të tij. Zërin e demokracisë që nuk burgoset dot. Zërin e qytetarëve që nuk heshtin, në vullnetin e popullit që nuk falsifikohet”, përfundon komenti i tij në foton e postuar në Instagram.

Patjetër që çdo bir në të mirë apo në të keq mund të kthehet në zëdhënës të babait të tij, por ajo çfarë zoti Bakoyannis harron ta përmend, është se babai i Petros sot është një i dënuar i drejtësisë shqiptare pasi u gjet fajtor përmes provave për shitblerje votash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA