Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka vizituar sot Kievin nga ku ka mbajtur edhe një fjalim gjatë së cilit deklaroi se Rusia gjithmonë e ka nënvlerësuar egërsinë me të cilën Ukraina e mbron territorin e vetë.
“Putin gjithmonë e ka nënvlerësuar fuqinë dhe egërsinë me të cilën njerëzit e lirë të Ukrainës do ta mbrojnë të drejtën e tyre për të jetuar të lirë”- u shpreh Blinken mes të tjerash.
“Shpirti i ukrainasve nuk mund të shkatërrohet nga një bombë apo të varroset në një varr masiv, nuk mund të blihet me ryshfet apo të shtypet me kërcënim”- shtoi ai.
Sa i takon rindërtimit të territoreve të shkatërruara në Ukrainë, Blinken tha se duhet që Rusia të paguajë për dëmet dhe për të gjithë koston e rindërtimit të rajoneve të shkatërruara nga lufta.
“Ka një hap më të rëndësishëm që mund të bëjmë: ta bëjmë Rusinë të paguajë për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës. Ajo që Putini shkatërroi Rusia duhet dhe duhet të paguajë për të rindërtuar. Kjo është ajo që kërkon ligji ndërkombëtar. Kjo është ajo që populli ukrainas meriton.”– tha Sekretari Amerikan i Shtetit.
Në fund Blinken tha se “Ukraina po bën hapa para” ndërsa “Rusia po kthehet pas në kohë”.
Top Channel