Negociata për votën e diasporës, mazhoranca dhe opozita përplasen për mënyrën e votimit, nesër takim me komisionerin

14/05/2024 20:02

Me zgjedhjet pas porte vota e diasporës është një ndër çështjet më të vështira për kompromis në tryezën e dialogut ku janë ulur të mandatuarit e Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Socialistët dhe demokratët janë dakord që emigrantët të votojnë në zgjedhjet parlamentarë të 2025,  por ndahen për mënyrën sesi duhet te realizohet kjo e drejtë.

Është për tu diskutuar si te materializojmë interpretimin që ka bërë gjykata kushtetuese. Sot në tavolinë kemi zgjidhje konkrete për votën e diapsorës. Ka një përpjekje për ta mundëusar, por duhen 84 vota që nuk i kemi”, tha Gjiknuri.

PS ngul  këmbë që duhet të kaloj në filtrat politik të shtetit e ministrisë së brendhsme, në mënyrë që të vendosin kush voton e kush jo, kjo është e papranueshme”, tha Bylykbashi.

Vota e diasporës nuk është molla e vetme e sherrit, pasi të majtët i kanë  mbyllur derën kërkesës kryesore te demokratëve për  ndryshimin e Kushtetutës me qëllim rikthim të koalicioneve parazgjedhore me listë të përbërë.

Mazhoranca është kundërshtuese.  Ne do luftojmë  dhe kjo do jetë një çështje që do ndajë në mënyre të rëndësishme qëndrimet e palëve në këtë çështje”, tha Bylykbashi.

“Prisni deri ne fund dhe e shikoni kush do të ketë fajin, nëse nuk do e bëjmë”, tha Gjiknuri.

Grupi i dialogut do takohet sërish të mërkurën në përpjekje për të gjetur  kompromis për votën e diasporës. Për këtë qëllim në  ndihmë kanë thirrur  edhe Komisonerin  Ilirjan  Celibashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA