![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/67aa5f7aab8fe_sd-800x450.jpg)
10/02 22:50
Fitorja e Egnatias mbrëmjen e sotme ka sjellë edhe një moment të lumtur për portierin e ekipit, Alen Sherrin.
Ky i fundit zgjodhi këtë mbrëmje të veçantë për të për t’i propozuar partneres së tij për martesë. I ulur në gjunjë teksa ndodhej në mes të shokëve të tij të skuadrës, Alen Sherri i bëri surprizën e bukur partneres së tij.
Ajo tha “Po” në mes të pranishmëve të cilët duartrokitën momentin e bukur të shokut të tyre të skuadrës.
Top Channel