Mjekësia, studentët kundër ligjit! Një përfaqësi e tyre janë dëgjuar në parlament nga deputetët
14/05/2024 15:36
Studentët e Mjekësisë, të cilët e kundërshtojnë edhe projektiligjin, ku u reflektuan ndryshimet që kërkoi Gjykata Kushtetuese, kanë parashtruar problematikat e tyre përpara grupit parlamentar të të rinjve, i pari në fakt pas pothuajse një viti, që kur nisën kundërshtitë e studentëve.
Zv. ministrja e Arsimit u tha studentëve se ky projektligj tanimë reflekton ato çfarë Gjykata Kushtetuese vendosi, dhe që u kërkua nga studentët, të cilët sikundër kanë të drejta duhet të pranojnë edhe detyrimet.
Projektligji i ri u hartua me ulje të detyrimit për studentët e Mjekësisë, të cilët nga 5 që ishte, duhet të ofrojnë shërbim shëndetësor për 3 vite në vendin e tyre, më parë se sa të diplomohen.
Top Channel