Luis Enrique: Mbappe? Mendoj se po bie shi sot dhe më pëlqen shumë, t’u përgjigja në mënyrë perfekte

14/05/2024 18:33

Warren Zaire-Emery ka shprehur dëshirën e tij për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike me Francën, por Luis Enrique nuk është i të njëjtit mendim.

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes me Nice, trajneri i Paris Saint-Germain deklaroi se nuk ishte në dijeni për këtë gjë, teksa shtoi se është një dëshirë e ndryshme nga ajo e klubit që e paguan atë.

“Nuk e dija për këtë deklaratë sepse nuk lexoj gazeta dhe nuk dëgjoj radio, nuk di gjë, është dëshira e lojtarit, por është një dëshirë shumë e ndryshme nga ajo e klubi që paguan lojtarin”-tha fillimisht spanjolli.

Më tej, i pyetur për situatën e Kylian Mbappe, tekniku u përgjigj në mënyrën e tij, duke thënë se është një ditë me shi dhe se ditë të tilla i pëlqejnë shumë.

“Mendoj se po bie shi sot, por është edhe një ditë e bukur sepse e ndjen ajrin ndryshe, më pëlqejnë shumë ditët me shi, më kujton atdheun tim. Mendoj se iu përgjigja në mënyrë perfekte pyetjes suaj”-deklaroi ndër të tjera Luis Enrique./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA