Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës.
“Më kanë ndërhyrë tek serverat e partisë” përsëriti kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili mësohet se ka mbajtur të njëjtin qëndrim si edhe gjatë kallëzimit që kishte dorëzuar në polici në muajin prill.
I kërkuar nga prokuroria në cilësinë e kallëzuesit , ilir Meta nuk është i vetmi që ka dhënë dëshmi para prokurorit të Tiranës që po kryhen hetime për fshirje të të dhënave.
Ndërsa qëndroi në organin e akuzës përmbi 30 minuta për atë që e konsideron si vjedhja e serverave të partisë , kreu i PL pati dhe një denoncim tjetër të pazakontë para mediave. Ilir Meta deklaroi se ishte shokuar nga gjendja në prokurorinë e kryeqytetit , ku sipas tij nuk ka ambjente ku te arkivohen dosjet dhe ku ndërkohë as ashensori nuk punon.
Pritet që prokurori të thërrasë edhe Tedi Blushin.
Top Channel