Ishte e fundit që pa gjallë Alma Arrazin me tre fëmijët/ Kunata paraqitet sërish në Prokurorinë e Shkodrës, hetuesit dyshojnë se…

14/05/2024 10:38

Në orën 09:55 minuta, Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma Arrazi, është paraqitur në prokurorinë e Shkodrës.

Ajo është thirrur sërish nga prokurori Ledion Tema për të dëshmuar mbi takimin e fundit me Alma Arrazin dhe 3 fëmijët e saj.

Prokuroria dyshon në vërtetësinë e dëshmisë se dhënë herën e parë nga kunata prandaj është thirrur për herë të dytë. Valentina Arrazi, u paraqit në prokurori e shoqëruar nga familjaret e familjes Arrazi.

E gjithë shoqëria shqiptare u trondit disa javë më parë, pasi Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj të mitur u mbytën në lumin Buna.

Për këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti Erdgys Arrazi, i akuzuar se shtyu drejt vetëvrasjes Almën, pasi ai kishte një lidhje jashtëmartesore me një 17-vjeçare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA