“Dëgjonim britmat deri në mesnatë/ Rasti tronditës i dhunimit të 5-vjeçarit në Prishtinë, keqtrajtoheshin edhe 6 fëmijët e tjerë, gjykata i dha kujdestarinë… 18/03 15:47
Egnatia fitoi mbrëmjen e sotme për të dytën herë radhazi Kupën e Shqipërisë duke mposhtur Kukësin me rezultatin 1-0.
Rrogozhinasit ngritën Kupën nën atmosferën e fishekzjarreve në stadium dhe të tifozëve të cilët elektrizuan ndeshjen.
Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës, Edlir Tetova u shpreh se pati momente gjatë ndeshjes kur lojtarët u vunë nën vështirësi dhe presion por në fund tha se fitorja sheshon gjithçka.
Sa i takon Kupës së kampionatit, Tetova u shpreh i bindur se skuadra e tij do të shpallet kampione, duke marrë kupën e dytë për këtë sezon.
Top Channel