E pëlqen Bayerni, por klubi anglez kërkon shumën marramendëse për të lënë të lirë trajnerin

14/05/2024 07:55

Oliver Glasner është një nga trajnerët që po merr më shumë lëvdata në Premier League. Gjerman ka ndryshuar fytyrën e Crystal Palace që në momentin kur mori drejtimin e kësaj skuadre, duke çuar lojtarë si Michael Olise, Eberechi Eze dhe Jean-Philippe Mateta në një nivel tjetër.

Në 12 ndeshje në total në Premier League nën drejtimin e Glasner “shqiponjat” kanë marre 6 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje.

Spikatin sukseset me Liverpoolin (0-1), West Hamin (5-2) dhe më e fundit kundër Manchester United (4-0). Kjo është arsyeja pse puna e tij e mirë në “Selhurst Park” ka zgjuar interesin e klubeve përtej Ishujve Britanikë.

Gazeta gjermane “Bild” raporton se Bayerni, tashmë në kërkim të një zëvendësuesi për Thomas Tuchel, i cili do të largohet nga “Allianz Arena” në fund të sezonit, ka pyetur Crystal Palace për situatën e trajnerit të saj të ri. Skuadra e Mynihut, sipas medias në fjalë, ka ofruar rreth 18 milionë euro për Oliver Glasner, por kanë hasur në rezistencën e fortë të bashkëpronarit Steve Parish, i cili ka kërkuar 86 milionë paundë, pra rreth 100 milionë euro, për ish-trajnerin e Eintrachtit të Frankfurtit. Glasner nënshkroi me Palace deri në vitin 2026.

Siç theksojnë nga jugu i Anglisë, nuk kanë asnjë interes që të lënë Oliver Glasner të largohet në mes të rindërtimit të projektit, edhe pse ai vetën nuk do ta refuzonte detyrën e trajnerit të Bayernit.

Pas “jo”-së së emrave të tillë si Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick për të marrë stolin në “Allianz Arena”, Bayern ndeshet edhe me këtë rast: me klauzolën e shtrenjtë të vendosur nga bordi i “shqiponjave”. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA