Masnchester City, me një dorë në titullin kampion të radhës në Premier League. Citizens mposhtën 0-2 Tottenhamin në transfertë, duke kaluar pengesën e fundit të vështirë në këtë sprint të fundit të garës së kampionatit.

Festa e madhe e skuadrës së Pep Guardiolës do të organizohet në ndeshjen e fundit, në Etihad, përvallë West Hamit, ekip që nuk ka më asnjë objektiv për të arritur.

“Heroi” i City-t në këtë ndeshje ishte Erling Haaland, autor i të dy golave të miqve. Të parin e realizoi në fillim të pjesës së dytë, ndërsa atë që vulosi fitoren e ekipit të Guardiolës norvegjezi e shënoi me 11-metërsh, sapo nisi koha shtesë.

Golat

Gjiganti norvegjez shtyu thuajse mbi vijën fatale topin e shërbyer nga De Bruyne, vetëm pak çaste pasi Son i vendësve humbi një shans të artë për të shënuar. Sapo nisi koha shtesë, Haaland shënoi me 11-metërsh, 0-2./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA