Autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” dyshohet se është pikasur në jug të vendit, policia “blindon” disa qytete veç Fierit e Vlorës

14/05/2024 20:30

Shtrihet territori i kontrollit të policisë për të rënë në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit të forcave “Shqiponja”, Novrus Cenalia.

Korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi bën me dije se autori, Azgan Mërnica, dyshohet se mund të jetë larguar në drejtim të Gjirokastrës ose Tepelenës.

Burime të policisë së Fierit bëjnë me dije se një person i ngjashëm me autorin është parë në Gjirokastër. Policia po verifikon informacion e marrë dhe për këtë ka lajmëruar policinë e Gjirokastrës.

Policia ngre dyshimet se personi mund të tentojë të kalojë kufirin. Ndërkohë kontrollet vijojnë në fshatin Pojan të Fierit si dhe në Vlorë.

Kontrolle po bëhen edhe në stane dhe tunele në qytetin e Tepelenës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA