Tiranë/ Gjendet e vdekur në banesë 73-vjeçarja, nisin hetimet
13/05/2024 15:45
Një 73-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Sulejman Pitarka” në kryeqytet.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, pasi kohët e fundit kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe vuante nga disa sëmundje të ndryshme.
Nga veprimet e para hetimore, të kryera në vendngjarje, rezulton se shtetasja R. A., është rrëzuar disa ditë më parë dhe nuk ka dëmtime ose shenja dhune, por për të përcaktuar në mënyrë përfundimtare shkakun e vdekjes pritet ekspertiza e thelluar mjeko-ligjore.
Top Channel