Maqedonia e Veriut “është e shqiptarëve”! Struga për të dytin vit radhazi, kampione e futbollit maqedonas

13/05/2024 12:32

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi.

Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke siguruar matematikisht vendin e parë falë diferencës prej tri pikësh ndaj kuqezinjve dhe avantazhit në ndeshjet direkte (dy fitore dhe një humbje).

Në ndeshjen e zhvilluar në Tetovë, struganët shënuan nga një gol në çdo pjesë, me autorë dy ish-futbollistë të Shkëndijës, Besart Ibraimi dhe Radeski. Në fundin e pjesës së parë, Ibraimi realizoi një gol fantastik me një goditje të fortë nga jashtë zonës.

Ndërkohë që deri në mbrëmje vonë në rrugët e qytetit të shqiptarëve në Strugë është festuar kjo arritje e madhe që tashmë nuk është më një risi për vendin tonë fqinj, që ta dominojnë shqiptarë edhe në sport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA