LISTA/ Nga Balla, tek Rrumbullaku dhe Ardi Veliu/ Salianji propozon kalendarin e thirrjes së dëshmitarëve në Komisionin Hetimor të TIMS

13/05/2024 13:30

Kreu i Komisionit Hetimor të TIMS, Ervin Salianji propozon kalendarin e thirrjes së dëshmitarëve.

“Propozoj që në datën 15.05.2024 të mërkurën komisioni të thërrasë ministrin e Brendshëm, Taulant Ballën, në orën 18;00 të thërritet komisioneri për mbrojtjen e informacionit, Besnik Dervishin, në datë 17.05.2024 ora 11:00 drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ish drejtorin e IT në Policinë e Shtetit Ervin Muça, Ardi Veliu. Saimir Boshnjaku, Zef Laska, Neritan Nallbati, Dorian Tola, Flora Hyseni”, tha Salianji.

Kalendari i plotë:

Datë 15.05.2024, ora 17:00

1. Ministri i Brendshëm, Z. Taulant Balla
2. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Z. Besnik Dervishi

Datë 17.05.2024, ora 11:00

1. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Muhamet Rrumbullaku
2. Ish Drejtor i Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Z. Ervin Muça
3. Drejtor i Sistemeve të Policisë në Policinë e Shtetit, Z. Enri Ndoni

Datë 27.05.2024, ora 17:00

1. Ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit, Z. Ardit Muço
2. Ish-Drejtor i Agjencisë Mbikqyrjes Policore, Z. Ardi Veliu

Datë 29.05.2024, ora 17:00

1. Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Z. Florian Sulejmani
2. Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Z. Saimir Boshnjaku
3. Drejtor i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Z. Zef Laska

Datë 31.05.2024, ora 11:00

1. Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Z. Neritan Nallbati
2. Ish Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Z. Dorian Tola
3. Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, znj. Vlora Hyseni
4. Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit, znj. Ervina Gjana
5. Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit, Z. Besjan Tanuzi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA