FOTOT/ U qëllua me armë në mes të ditës nga 23-vjeçari, kush është efektivi i forcave “Shqiponja” që ndërroi jetë sot, po shkonte të merrte shërbimin

13/05/2024 14:58

Novruz Cenalia është efektivi i forcave “Shqiponja” që u vra me armë në mes të ditës në fshatin Bletëz të Fierit.

Sipas korrespodentit të Top Channel në Fier, Neritan Trifoni, forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të autorit, i cili dyshohet se ka braktisur makinën tip “Audi” me të cilën u largua.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit. rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi Azgan Mernica ka vrarë me armë zjarri shtetasin  Cenalinë, i cili ishte jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi po shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Sipas informacioneve, mësohet se edhe babai i tij ishte polic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA