Filmi “Guxim” shfaqet në Lezhë! Prodhimi i tretë i “Top Channel Films” pritet mirë nga publiku

13/05/2024 20:19

Filmi më i fundit “Guximi” , distribucion i “TopChannel Films” pati suksesin e tij të radhes në Lezhë. Edhe për Lezhën ishte risi dhe sukses pasi kjo është hera e parë që një film shfaqet në pallatin e kulturës “Ded Ndue Lazri.

Të shumtë ishin qytetarët që zgjodhën të ndiqnin filmin ku  kishin mundësi edhe të takoheshin më nga afër me vetë regjisorin dhe skenaristin Drilon Hoxha.

“Lezha ka qenë mikpritëse, duke pëlqyer projektin tonë të fundit”, tha Hoxha.

“Guximi” është një film që përmban aksion, romancë, dramë dhe krim. Guximi është një djalë i ri i dashuruar pas Laurës, por vajza fsheh një të vërtetë të hidhur. Mania për një stil jetese të caktuar e ka shtyrë të përfshihet në një marrëdhënie të hapur me Luanin, një burrë të moshuar, i cili i ofron vajzës së re jo vetëm para, por edhe pushtet.

Në rolet kryesore shfaqen koloset e kinemasë Shqiptare si: Myzafer Zifla, Bujar Asqeriu, Mehdi Malka, Natasha Sela, Drilon Hoxha, Lorenc Kaja, Mimoza Marjanaku, Livia Lozi, Ardit Zela dhe shumë të tjerë. Të shumtë ishin të rinjtë në sallë, film që u duartrokit gjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA