Detaje nga vrasja e efektivit në Fier/ Viktima ishte me uniformë, po shkonte të merrte shërbimin, Policia: Shkak dyshohet një konflikt i çastit

13/05/2024 14:03

Fieri u trondit këtë të hënë, pasi u ekzekutua me armë në mes të ditës efektivi i forcave speciale “Shqiponja”, Novruz Cenalia.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit. rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi Azgan Mernica vrau me armë zjarri shtetasin Cenalia, punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi po shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA