
Foto/ “Eja tek ne”! Tifozët në ekstazë pas paraqitjes së Asanit, kërkojnë me ngulm transferimin e yllit shqiptar: Mirë se vjen te klubi më i madh në…
30/07 18:03
Anthony Gordon është një nga objektivat e Liverpoolit për merkaton verore.
The Reds do të ndahen me Jurgen Klopp në fundin e sezonit, ndërkohë që nga “Anfield” pritet të largohet edhe Momo Salah.
Tekniku gjerman do të zëvendësohet në pankinë nga holandezi Arne Slot, aktualisht në drejtimin e Feyenoordit.
Drejtuesit e klubit historik anglez kanë piketuar si përforcimin e duhur sulmuesin anësor të Newcastle, i cili këtë sezon numëron 11 gola dhe po kaq asistime me bardhezinjtë e Eddie Howes.
Sezoni pozitiv i 23-vjeçarit solli edhe debutimin me kombëtaren angleze në muajin mars. Ndërkohë, Newcastle kërkon minimalisht 100 mln paund për ta lënë të lirë.
Top Channel