Vllaznia e femrave në futboll fitoi titullin e 11 radhazi, pasi mundi në finale 4-0 skuadrën e Apolonisë.
Vajzat shkodrane u konfirmuan edhe një herë superfuqi, edhe pse largimi i ish-kapitenes Megi Doci drejt Gallatasarait në merkaton e u duk se do te dobesonte ekipin.
Anila Basha, anëtarja e Komitetit Ekzekutiv në Fshf, njëherazi edhe përgjegjësja e departamentit të femrave në federatë ka uruar ekipin shkodran për troumfin e merituar.
“Urime vajzave të ekipit të Vllaznisë për shpalljen si ekip Kampion për të 11-in vit radhazi. Kampionati këtë sezon kishte garë, gola, talente dhe ekipe që konkurruan denjësisht, duke përfshirë edhe Apoloninë, Partizanin e Tiranën që u përballën në “Final 4”.
Kurora mbi kryet e Vllaznisë tregon se me punë, pasion, dedikim, përkushtim e stërvitje me disiplinë e të përditshme, rezultati pozitiv vjen. Unë besoj se vajzat e Vllaznisë do të na përfaqësojnë denjësisht në nisjen e rrugëtimit europian. Sot është dita e tyre e festës së madhe “, shkruan Anila Basha.
Top Channel