Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria po punon që ligji i luftës të shfuqizohet, i cili në mënyrë absurde sipas kreut të qeverisë shqiptare është ende në fuqi pavarësisht anëtarësisë së dy shteteve në NATO.
Rama: Pasojat e ligjit të luftës mbeten në fuqi, megjithëse në vitin 1998 të dyja shtete kanë miratuar traktatin e miqësisë, si ka mundësi që mes dy shtetesh që janë bashkë në Nato prej 15 vitesh të mos jetë shfuqizuar gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte 80 vite më parë.
Në këto vite unë dhe qeveria jonë jemi përpjekur, që ky absurditet të largohet nga tryeza e vendeve tona siç jemi përpjekur t’i adresojmë sa më drejtë me dialog. E vërteta është se tek kryeministri aktual i Greqisë unë kam gjetur bashkëbiseduesin më të mirë të këtyre viteve.
Top Channel