Rama nga Athina: Vendimmarrësit e këtij vendi e kanë të plotë vetëdijen se Greqia ka nevojë për ju, njësoj siç ju keni nevojë për të

12/05/2024 12:44

Gjatë fjalës së tij nga stadium “Galtsi” në Athinë, Rama theksoi se vendimmarrësit e këtij vendi e kanë të plotë vetëdijen se Greqia ka nevojë për shqiptarët, njësoj siç ata kanë nevojë për Greqinë.

Rama: Vendimmarësit e këtij vendi e kanë të plotë vetëdijen se Greqia ka nevojë për ju njësoj siç ju keni nevojë për Greqinë, shqiptarët e Greqisë janë bërë të pazëvendësueshëm, kush kundërvihet kësaj të vërtete i bie me kokë pasqyrës sheh vetëm veten, miqtë e mi kufijtë mes vendeve tona kanë qenë gjithmonë politikë, që elita të caktuara i kanë vënë për qëllime herë për të ushqyer delirin e madhështisë, herë duke ndalur me dhunë, herë duke ushqyer urrejtje, probleme të jashtme, por asnjëherë duke llogaritur dëme dhe shanse të humbura nga ndarja e popujve të rritur si dy fëmijët të rritur pranë e pranë.

Kufijtë politikë mes dy popujve tanë nuk kanë qenë shpirtërorë, sepse asnjë ndarje artificiale nuk e zhbën dot një të vërtetë të madhe të rëndë historike e cila është e shënjuar në kujtesën tonë të përbashkët kolektive dhjetëra shekuj, është plazuar shumë më parë se sa të lindin shtetet tona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA