PAOK-u i Selanikut arriti një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Olympiacos.
Ndeshja e së dielës përfundoi me rezultatin 2-0 për vendasit, që tani e shohin veten vetëm 1 pikë nga AEK-u kryesues. Sfida e zhvilluar në “Toumba Stadium” pa skuadrat të vendosura mirë taktikisht. Goli që zhbllokoi takimin erdhi në minutën e 26-të me anë të brazilianit Taison, që përfitoi në maksimum nga një krosim e ardhur nga e djathta.
Ne pjesën e dytë të takimit, Olympiacos iu afrua disa herë golit të barazimit, por atë që miqtë nuk e bënë dot për 65 minuta, PAOK-u e realizoi me anë të një kundësulmi. Andrija Zivkovic mori një asist fantasik nga Konstatelias dhe i gjendur përballe portierit Tzolakis nuk gaboi, duke dyfishuar shifrat.
Më tej, nuk pati më ndryshime të rezultatit me vendasit që marrin tri pikë të arta në garën për titull në Greqi. Me AEK-un me 75 pikë dhe PAOK-un me 74, tituli në superligën helene bëhet më i ethshëm se kurrë, teksa nga fundi i sezonit na ndajnë vetëm 2 javë. Ndeshjet e fundit për AEK-un do të jenë ndaj Olympiacos në transfertë dhe ndaj Lamias në shtëpi.
Ndërkohë, PAOK-u do të pres Panathinaikos i cili është më i distancuar në kuotën e 71 pikëve, por aty gati për të përfituar, ndërsa në fund skuadra nga selaniku do të luajë derbin ndaj Aris-it në transfertë, me këta të fundit që janë të gatshëm t’i prishin punë rivalëve të përjetshëm./SuperSport
Top Channel