“Nuk u ofroi asgjë veç koncertit”, Noka dhe Bardhi ironizojnë takimin e Ramës në Athinë: Kur dëgjon kryeministrin, çdo shqiptari i duket sikur ai jeton në botën e çudirave

12/05/2024 18:57

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD të drejtuar nga Rithemelimi, Flamur Noka gjatë një takimi me strukturat në Kukës, ironizuan takimin e kryeministrit me emigrantët në Athinë.

Sipas Bardhit, ajo që Rama u ofroi emigrantëve shqiptarë në takim ishte një koncert falas, ku sipas tij të vetmen rrugë u la emigrimin, e sot u thotë ‘krenar për ju’

“Rama shpopulloi vendin dhe shkon në Greqi me moton “Krenar për ju”. Ai nuk i ka bërë krenarë shqiptarët, por i detyroi të largohen. Edhe sot, atje në Athine nuk po u ofron asgjë veç një koncerti. Si mundet një qeveri t’i bëjë krenarë qytetarët e saj? Jo duke bërë koncerete, por duke u ofruar një ekonomi me të mirë, pensione më të mira, shkollim më të mirë, rroga më të mira, siptale më të mira. Këtë nuk e ka bërë Edi Rama, prandaj vendi është shpopulluar”, tha Bardhi.

Ndërsa Noka tha se kur dëgjon Ramën në Athinë, çdo shqiptar që jeton në realitetin e dhimbshëm, i duket sikur Rama jeton në botën e çudirave dhe se kryeministri harron t’i thotë shqiptarëve, arsyet se pse ata janë larguar nga vendi.

“Kur dëgjon kryeministrin sot në Athinë, çdo shqiptar që jeton këtë realitet të dhimbshëm, i duket sikur Rama jeton në botën e çudirave. Çfarë po thotë? Po i thotë gjasmë emigrantëve dhe shqiptarëve, se dikur Shqipëria gëlonte nga korrupsioni dhe nga krimi. Se sot e 11 vjet ai është njeriu që i ka shpallur luftë krimit dhe korrupsionit. Rama harron t’i thotë shqiptarëve, arsyet se pse ikin nga ky vend. Shqiptarët si duket nuk janë në gjendje të shohin parajsën e afruar nga Rama, ndaj edhe ikin”, tha deputeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA