“Mysafiri i paftuar në Galatsi”/ Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

12/05/2024 16:09

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku u takua me emigrantët shqiptarë në Greqi u pasqyrua pothuajse në të gjitha mediat greke.

Protothema.gr që në titull e konsideron ‘mysafir të paftuar’ Ramën, ndërsa e cilëson hipokrite deklaratën e tij.

“Shpirtrat shqiptare të Ramës në Athinë – Çfarë bëri ‘mysafiri i paftuar’ në Galatsi”, është titulli i Protothema.gr.

Sipas protothema.gr, “Një vit pas burgosjes së Fredi Beleris, kryeministri shqiptar organizoi një festë “parazgjedhore” në Galatsi Postimet hipokrite për miqësinë e dy popujve, akuzat për korrupsion dhe persekutim të minoritetit grek”.

Pothuajse në të njëjtat tone shkruan edhe Newsbomb.gr, ku e akuzon kryeministrin shqiptar si falsifikues të historisë.

“Pyes veten për qëllimin e vizitës së Edi Ramës në Greqi, me kryeministrin shqiptar duke dhënë një recital nacionalizmi pasi nuk ngurroi pa turp të përmendte se Laskarina Boubulina ishte… shqiptare! Rama, në një furi të pabesueshme, nuk hezitoi të falsifikojë historinë dhe ta shkruajë si të dojë… duke dëshmuar se është edhe antihistorik, edhe i rrezikshëm! Ai u shpreh në mënyrë karakteristike se “Bubulina u rrit në një familje që fliste shqip”! Dhe e gjithë kjo në Greqi!”, shkruan Newsbomb.gr.

Ndërsa media tjetër Zougla.gr preferon ta mbajë titullin me përgjigjen e kryeministrit ndaj kritikëve,m të cilët e konsiderojnë provokim takimin e tij me emigrantët.

“Rama: Nuk kam ardhur për të provokuar por për të takuar njerëzit e mi!

Në këtë moment është duke u zhvilluar fjalimi i Edi Ramës në Galatsin e Mbyllur, në të cilin ai ka hyrë me duartrokitje dhe nën tingujt e himnit kombëtar shqiptar.  Kryeministri shqiptar i është përgjigjur nga foltorja Fredi Beleris, i cili tha se “ka ardhur në Greqi për të provokuar” , duke thënë në mënyrë karakteristike: “Unë nuk kam ardhur për të provokuar, kam ardhur të takoj njerëzit e mi”, shkruan Zougla.gr.

Tanea.gr zgjodhi të përshkruajë atmosferën e krijuar nga shqiptarët në stadiumin “Galatsi”.

“Stadiumi i Galatsit është mbushur plot me njerëz dhe organizatorët ngritën një ekran gjigant jashtë stadiumit në mënyrë që të pranishmit të mund të ndiqnin takimin e Edi Ramës. Turma njerëzish janë mbledhur paraditen e së dielës në stadiumin e Galatsit për të ndjekur fjalimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Shqiptarët që jetojnë në Athinë dhe zonat përreth, si dhe qytetarët e Shqipërisë që mbërritën me autobus erdhën me flamuj të vendit të tyre dhe disa prej tyre me këmisha me fytyrën e kryeministrit shqiptar dhe/ose pankarta”, shkruhet në artikull.

“Edi Rama: Nën masa drakoniane sigurie fjalimi i tij në Galatsi”, shkruan Kathimerini.gr.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA