Massimiliano Allegri duket në ditët e fundit të epokës së tij të dytë në krye të Juventus.
Mungesa e vazhdimësisë, por edhe një vizioni të qartë loje bëjnë që drejtuesit të mendojnë për t’u ndarë nga livornezi në fundin e këtij sezoni.
Emri më shumë i kuotuar për të zëvendësuar Allegrin është ai i Thiago Mottas, ndjekur nga një ish si Antonio Conte. Megjithatë, për një nga ish-drejtuesit më legjendarë të Juventus, Luciano Moggi, Gian Piero Gasperini i Atalantës është ideali për të marrë në dorëzim torinezët.
“Gasperini është nga ata trajnerë që u jep shumë vlerë futbollistëve, ia del ta bëjë këtë jo vetëm me të rinjtë dhe kështu mban gjithmonë skuadrën në pjesën e sipërme të klasifikimit. Nuk kërkon blerje të bujshme në merkato si dhe është gjithnjë dakord për të shitur lojtarë qofshin këta edhe të rëndësishëm.
Nëse Juventus nuk firmos me Mottan, atëherë besoj se Gasperini do të ishte ideal për programin e bardhezinjve pasi ata kërkojnë të përmirësojnë aspektin financiar duke vlerësuar të rinjtë dhe njëkohësisht duke qenë konkurues”, u shpreh Moggi./SuperSport
Top Channel