Kryeministri Rama gjatë takimit me shqiptarët në Athinë, është shprehur se shpirti i popujve nuk njeh kufij dhe se kultura e përbashkët mes Greqisë dhe Shqipërisë është shumë më përpara sesa gjuhët të bëheshin shpata dhe flamujt që ngriheshin shtizë bëheshin shkak i luftrave dhe ngatërresave.
Ai tregoi edhe se çfarë tha Ismali Qemali gjatë qëndrimit të tij në Athinë, ku shprehet se ka pasur një mikpritje të madhe dhe është nderuar si të ishte në vendin e tij.
Rama: Sa shekuj duhet të jetojmë ne shqiptarët e grekë që ta mësojmë dhe pranojmë pa asnjë kompleks nacionalist një të vërtetë të thjeshtë se jo vetëm shpirti i popujve nuk njeh kufij, por kultura e përbashkët është shumë më përpara se gjuhët të bëheshin shpata dhe flamujt të ngriheshin si shtiza për të futur popujt në ngatërresa e luftëra. Kanë ngritur aq shumë re të zeza të pluhurit keqdashës sa e kanë njollosur fqinjësinë dhe baltën e mërisë. Kemi kaq vite ku duket që ne mezi presim të djegim jorganin për një plesht. Mund të kishim mbjellë e korrur në këto 30 e kusur vite shumë më tepër fryte suksesi si aleatët strategjik duke përdorur energjitë tona, sigurime komplementare për mirëqenien e popujve tanë. Ditën e tretë të mbërritjes së tij në Athinë shkruan Ismail Qemali, u prita në audiencë nga mbreti Jorgo i parë i cili më manifestoi një përkujdesje që më nderoi gjithë jetën, mirëpritja që m’u ofrua në atë kryeqytet, më preku aq thellë sa mu duk se isha në atdheun tim dhe po shkoja nga festa në festë.
Top Channel