Fitojnë Ballkani dhe Llapi në Superligën e Kosovës, ngec Drita.
Skuadra e Ilir Dajës mposhti 3-0 Fushë Kosovën, dhe tashmë i mjafton të mos humbë në transfertën e Podujevës përballë Llapit për të fituar titullin e tretë radhazi.
Hamidi, Kryeziu dhe Karrica realizuan golat e fitores për skuadrën e Ilir Dajës, që kryeson dy javë përpara fundit me 72 pikë. 4 më shumë se Llapi, rivali i javës së ardhshme.
Ekipi i Tahir Batatinës iu fal golit të Januzit për të thyer 1-0 Malishevën. Jashtë garës për titullin mbetet Drita, që nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në takimin shtëpiak ndaj Feronikelit.
Në ndeshjet e tjera, Gjilani fitoi 1-3 në Prizren kundër Lirisë (Jarovic, Shabani 2x), sukses që solli “parakalimin” ndaj Feronikelit në garën për shmangien e vendit të tetë. Dukagjini triumfoi 1-0 përballë Prishtinës (Syla)./ SuperSport
Top Channel