Në prag të transfertës ndaj Veronës, trajneri kroat i Torinos, Ivan Juriç ka njoftuar zyrtarisht divorcin me klubin “granata”, duke theksuar se nuk do të rinovojë kontratën që i skadon në fund të sezonit.
“Pasi vlerësova të gjitha gjërat, nuk kisha bindje totale për të rinovuar. Janë disa gjëra të rëndësishme, për të cilat duhet të jesh i bindur maksimalisht, ndaj vendosa të mos rinovoj dhe ta mbyll me Torinon në fund të këtij sezoni”, u shpreh Juriç.
Tekniku kroat mori Torinon dy vite më parë dhe bëri një punë mjaft të mirë, teksa pengu i vetëm duket se është fakti që nuk arriti të sigurojë pjesëmarrjen në Europë këtë sezon.
“Mora drejtimin e një skuadre që luftonte për mbijetesë dhe u rritëm ndjeshëm, duke i lënë klubit një trashëgimi të fortë. Në skuadër ka shumë futbollistë cilësorë dhe tashmë i takon presidentit të marrë vendimet e duhura, për të çuar përpara punën që unë bëra këto dy sezone.
Më vjen shumë keq që nuk ia dolëm të sigurojmë një vend në Kupat e Europës, por na penalizuan dëmtimet në momente të caktuara të sezonit”, u shpreh trajneri kroat./ Super Sport
Top Channel