“Jo të gjitha dallimet janë sheshuar”, Rama nga Athina: Hijet e përbuzjes përmes ndonjë dore apo goje të së shkuarës…

12/05/2024 12:42

“Jo të gjitha dallimet janë sheshuar” mes dy popujve, theksoi kryeministri gjatë fjalës së tij para emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Rama: Jo të gjitha dallimet janë sheshuar, jo gjithnjë gjërat shkojnë siç duhet për të gjithë e di që hijet e përbuzjes përmes ndonjë dore apo goje të së shkuarës në rrugën të hapur me forcën madhështore të shekullit, koha e shqiptarëve të Greqisë nuk kthehet më mbrapsht.  Jo vetëm shoqëria greke pjesa më e madhe e së cilës falë ndjeshmërisë të këtij populli që ngjajnë si dy pika me tonin që në fillim të odisesë suaj heroike, vendimmarrësit e këtij vendi e kanë të plotë vetëdijen se Greqia ka nevojë për ju njësoj siç ju keni nevojë për Greqinë.

Shqiptarët e Greqisë janë bërë të pazëvendësueshëm, kush kundërvihet kësaj të vërtete i bie me kokë pasqyrës sheh vetëm veten, miqtë e mi kufijtë mes vendeve tona kanë qenë gjithmonë politikë, që elita të caktuara i kanë vënë për qëllime herë për të ushqyer delirin e madhështisë, herë duke ndalur me dhunë, herë duke ushqyer urrejtje, probleme të jashtme, por asnjëherë duke llogaritur dëme dhe shanse të humbura nga ndarja e popujve të rritur si dy fëmijët të rritur pranë e pranë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA