Bento Matheus Krepski është portieri që Interi ka zgjedhur si pasuesin e Yann Sommer. Zvicerani ka bërë shumë mirë në dy sezonet me zikaltrit, por në dhjetor mbush 36 vjeç.
I preferuari i kampionëve të Italisë është “gardiani” brazilian i Athletico PR. 24-vjeçari debutoi me kombëtaren seleçao në muajin mars.
190 cm i gjatë, cilësi fantastike në duar, por edhe këmbë mesfushori. Bento cilësohet si një portier modern, ndërkohë që së fundmi foli për interesimin e Interit.
“Jam i lumtur që emri im lidhet me Interin, por asgjë nuk është mbyllur, janë spekulime. Unë jam i përqendruar tek Athletico. Dua të jap më të mirën time, pasi ky klub më ka bërë ky që jam.
Dua të mësoj sa më shumë gjëra, në mënyrë që të arrij suksese edhe më të mëdha. Dhe nëse ndodh që të largohem, jam i sigurt se Linck (portieri i dytë) do të bëjë një punë të shkëlqyer”.
20 mln euro kërkon klubi brazilian, por tek Interi po punojnë për të paguar më pak për kartonin e Bentos. I cili do të bënte një sezon si zëvendës i Sommer, për t’u shndërruar më pas në titullarin e portës zikaltër në 2025/2026.
Top Channel