Turmat mblidhen për të parë dritat ornamentale të Festivalit budist të Fenerëve në Seul (fotot)

11/05/2024 19:03

Mijëra njerëz kanë nisur të mblidhen mbrëmjeve në rrugët qendrore të kryeqytetit koreano-jugor Seul për të celebruar festivalin budist të fenerëve Lotus, para kremtimit të ditëlindjes së Budës më 15 maj.

Femerët ornamentalë të përgatitur nga murgjit dhe pjesëmarrës të tjerë, shfaqen në paradë së bashku me çadra dhe lule lotus artificiale, në një nga ritualet më të rëndësishme fetare të vendit, shkruan rrjeti AFP.

Megjithë motin me shi organizatorët thanë se 50,000 vetë priten të marrin pjesë sot në festivalin e fenerëve në rrugën Yeon Deung Hoe, që kalon drejt qendrës Seul.

Festivali i nisur rreth 1000 vjet më parë është regjistruar si trashëgimi kulturore e vendit  në 2020 dhe ka si qëllim ndergjegjësimin për fenë budiste nëpër botë.

Njerëzit i drejtoheshin gjithashtu tempullit Jogyesa ku ishin varur mijëra fenerë shumë ngjyrësh, format e të cilave krijonin fjalët, “Është paqësore kështu siç është”, nëse shikoheshin nga ajri

Pjesëmarrësit marshonin me fenerë dhe lule në duar, ose tullumbacë me forma Bude dhe te hyjnive që supozohet të mbrojnë besimtarët nga e keqja.

Disa nga format e tullumbaceve përfshin tigra. Elefantë ose dragoj, apo dhe personazhe të njohur kulturorë.

Ditëlindja e Budës është festë kombëtare në Korenë e Jugut, kur shumë tempuj shërbejnë ushqim falas e çaj për vizitorët, përveç lojrave tradicionale dhe performancave artistike.

FOTO GALERI
1/8
Femerët ornamentalë të përgatitur nga murgjit dhe pjesëmarrës të tjerë, shfaqen në paradë së bashku me çadra dhe lule lotus artificiale

Top Channel