Ankthi që dëmton bizneset/ Dëmi ekonomik që shkaktohet nga abuzimi me shëndetin mendor të punonjësve
28/12 19:52
Numri i lartë i turistëve dhe kërkesat në rritje për shtëpi me qira ditore, Airbnb, ka ndikuar në çmimin e banesave me qira në Shkodër.
Nëse gjatë muajve të dimrit, një shtëpi për një muaj në qendër të qytetit kushtonte nga 25 – 30.000 lekë të reja, sot, tarifat janë 500-700 euro.
Rritje kanë pësuar edhe çmimet e banesave për shitje. Të huajt po kërkojnë të blejnë në Shkodër ndërsa gjatë viteve të fundit, janë shkodranet që banojnë në Tiranë qe duan një shtëpi edhe në qytetin e tyre të lindjes.
Për qytetarët e thjeshtë, rritja e çmimeve po krijon probleme. Në muajin Maj, vetëm në qytetin e Shkodrës dhe në Shirokë – Zogaj, rezultojnë rreth 500 shtëpi të lëshuara me qira ditore për turistët.
Top Channel