Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, 46 vjeçari plagos me pistoletë të riun dhe arratiset! Policia në kërkim të tij (EMRI)
11/05/2024 16:42
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme (11 maj) rreth orës 16:00 në lagjen “Salo Salihi” të Shkodrës.
Shkak për të shtënat me armë zjarri dyshohet të ketë qenë një konflikt i çastit.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur në kofshë 24 vjeçari Jaser Osmani i cili u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia po punon për kapjen e autorit G.M, 46 vjeç i cili pasi qëlloi me pistoletë të riun, ia ka mbathur nga vendngjarja.
Top Channel