Përplasi fëmijën 10 vjeç në Shkodër dhe u largua nga vendi i ngjarjes, shoferi procedohet në gjendje të lirë

11/05/2024 13:21
Foto ilustruese

Një shofer në Shkodër është proceduar në gjendje të lirë, pasi përplasi me makinë një fëmijë 10 vjeç.

“Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte një 10-vjeçar dhe është larguar nga vendi i aksidentit”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA